3:15 / 27 May 2023
”Big Brother Albania Vip 2”, do mbahet mend gjatë për dashurinë mes Kiarës dhe Luizit. Edhe pasi aventura e tyre ka mbaruar, fansat i ”përndjekin” çdo ditë. Kiara është surprizuar nga fansat e saj me lule dhe me një yll. Mbështetësit e moderatores janë lidhur me një kompani që personalizojnë yjet dhe kanë zgjedhur që një i tillë të ketë emrin e Kiarës. ”U bëra dhe unë me yll”,-shkruan ajo përkrah fotos.
