Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar gjatë dy viteve të fundit, sipas kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një intervistë për Ekonomia Online. Për këtë Limaj fajëson kryeministrin Albin Kurti,
Ai ka thënë se Kosova tani gjendet në pozicionin më të veshtirë dialogues ndonjëherë. Sipas tij, nga ky realitet i ri, po fiton vetëm Serbia.
“Kurrë pozicionin më të vështirë negociues nuk e kemi pas sikur tani. Me këtë marrëveshje që po flitet tani, vetëm Serbia fiton. Nuk humb asgjë, njohje nuk jep, Asociacionin e fiton. Kosovën e ka humbur territorialisht moti. Të gjitha këto negociata janë bërë që me e pas njohjen e ndërsjellët. Njohjen nuk e jep, çka jep tjetër Beogradi nga ky proces, asgjë përveç që merr. Asociacionin pa njohje.” – tha Limaj.