Lajme

Fatmir Limaj: Një grupim i bashkuar opozitar mund t’i bëjë ballë Albin Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:28 / 14 November 2025

Kreu i Nismës thotë se një kandidaturë serioze me infrastrukturë të fuqishme nga dy kampet e mëdha opozitare mund të garojë për vendin e parë dhe të udhëheqë qeverinë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se një grupim i bashkuar i opozitës mund t’i bëjë ballë kryeministrit Albin Kurti dhe madje ta mposhtë në një të ardhme të afërt. Sipas tij, çelësi qëndron te krijimi i një kandidature serioze dhe një strukture të mirëorganizuar që të sfidojë realisht pozitën.

“Unë besoj që kandidatura serioze, me një infrastrukturë serioze të dy kampeve të mëdha, seriozisht mund të futen në garë për vendin e parë,” tha Limaj. Ai theksoi se është i bindur se një kandidat i tillë, i përkrahur nga një ekip i komponuar mirë dhe me objektiv të qartë për të fituar votën, do të mund të bëhej kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Limaj u shpreh se opozita duhet të ofrojë një alternativë të vërtetë, jo të garojë “për dekor”, siç ka ndodhur sipas tij në të kaluarën. Ai nënvizoi se bashkimi dhe koordinimi janë thelbësorë për të maksimizuar votën opozitare.

“Unë mendoj se duhet me u bë dy-tri pole, minimum tri grupime të fuqishme që e maksimalizon votën opozitare,” theksoi ai, duke shtuar se vetëm një strukturë e tillë mund të krijojë konkurrencë reale për vendin e parë në zgjedhjet e ardhshme.