Lajme

Fatmir Sheholli: Ka pasur të shtëna në Zupin Potok, tani situata është qetësuar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:22 / 26 December 2022

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se ka pasur të shtëna armësh në Zubin Potok, mirpo nuk është sulmuar Policia e Kosovës dhe se sipas burimeve të Institutit që drejton Sheholli, nuk dihet se çfarë caku kanë pasur këto të shtënë

Sheholli poashtu ka bërë thirrje që mos të përhapet panikë .

Ndërkohë këto të shtëna i ka konfirmuar edhe KFOR-i.

Statusi i plotë:

Pa panikë!

Në barikadën e 11 ( njëmbëdhjetë) e diku 800 metra largë Zubin Potokut sonte ka patur të shtëna armësh. Nuk është sulmua policia e Kosovës.

Nga burimet e Institutit tonë, bëhet fjalë për gjuajtje me armë por pa detaje a ka qenë gjuajtje në ajrë apo ndonji shkëmbim gjuatje me armë.

Tani situata është qetësuar!

Të jemi korrekt në informim me opinionin e mos të përhapim panikë!