Lajme

Faton Abdullahu kërkon nga qeveria të jetë më transparente rreth dialogut

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:21 / 19 August 2022

Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu, ka folur rreth procesit të dialogut me Serbinë.


Në një shkrim në Facebook, ai tha se PDK pret që Qeveria e Kosovës të angazhohet bashkë me partnerët ndërkombëtarë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila siguron njohje të ndërsjellë.

“Qëndrimi i PDK për dialogun mbetet i pandryshuar. Në presim nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë e posaqërisht SHBA dhe BE në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen e ndërsjellë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, tha Abdullahu.


Tutje ka kërkuar nga Qeveria dhe kryeministri Kurti që të rrisë transparencën rreth procesit të dialogut.


“Është e domosdoshme që Qeveria të sigurojë koordinim të vazhdueshëm me SHBA, BE dhe NATO për të parandaluar çfarëdo mundësie për dhunë dhe bllokimin e lirisë së lëvizjes”.

“Në të njëjtën kohe, ftojmë Qeverinë dhe KM që të rrisë transparencën rreth dialogut. Është mëse e rëndësishme që të shpalosen detajet e bisedimeve të djeshme në Bruksel, si dhe planet e qeverisë për të shtyrë procesin përpara”, ka shkruar Abdullahu në Facebook.