Lajme

Faton Hajrizi, viktimë e neglizhencës dhe injorimit të shtetit ndaj kërkesave të tij për lirim!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:15 / 19 July 2024

NGA REXHEP ELEZAJ

Nuk mund të mos e pranoj, se dje dhe sot po ndjej një dhimbje në shpirt për atë që i ka ndodhur dhe që dje i ndodhi një të riu shqiptar, me emrin Faton Hjarizi, i cili, pa dyshim, është viktimë e një mentaliteti dhe sistemi jo human, i ndërtuar në Kosovë pas çlirimit, ku njeriu si qenie etnike dhe shoqërore iu la një stihie dhe folklorizmi të shfrenuar patriotik, duke filluar nga moskujdesi ndaj familjes e deri tek degradimi i institucioneve shtetërore dhe edukative.

Ai ka qenë në moshë shumë të re kur e ka vra ushtarin rus, dhe nuk besoj se si adoleshent atë akt e ka bërë nga motivi i madh patriotik, veçse i frymëzuar nga ushtarët e UÇK-së, ka qenë i bindur se rusët dhe serbët janë armiq të mëdhenj të Kosovës dhe shqiptarëve, një bindje e një adoleshenti ende të papjekur, por i mbushur me mllef dhe frymëzim, se armiqtë duhet shporrur nga Kosova.

Mbase, asnjë shqiptar nuk lindet patriot e as atdhetar, por këto virtyte i bëhen pjesë të vetëdijes dhe koshiencës nga edukata familjare, nga rrethi ku rritet si dhe nga rrethanat e egra dhe kërcënuese për një popull, siç ishin vitet e okupimit dhe gjenocidit serb në Kosovë, 1990/91, ku Fatoni do rritet i rrethuar nga krimi serb dhe frika e zhdukjes së tij, e familjes dhe popullit të cilin e shihte duke u masakruar nga një ushtri dhe polici kriminale, armike e Kosovës.

Deklaratat e tij pas ikjes nga burgu i Smerkovnicës në disa rrjete sociale dhe intervista dhënë disa televizioneve të Kosovës, për mua flisnin shumë më shumë për shkaqet që e kanë detyruar të ikë nga burgjet, sesa për frikën e tij për jetën ose vdekjen, duke fol qartë, “se unë nuk kam vrarë shqiptarë, as nuk do vras shqiptarë, kam vrarë rusin dhe nuk jam fare i penduar, unë e kam kryer burgun dhe ma nuk kthehem në burg..”, etj., që në fakt iu bënte thirrje organeve të shtetit të Kosovës, që është koha të më falni, të më amnistoni nga dënimi i gjatë, sepse unë e kam kryer burgun për veprën që e kam bërë, dhe se tani e tutje dua të jetoj i lirë si çdo shqiptar tjetër, duke aluduar në parapa vijë, se nuk jam kriminel nëse e kam vrarë një një armik të Kosovës.

Por, mjerisht, zërin e tij nuk e dëgjoi askush, e refuzuan e madje e kërcënuan, se janë orë në pyetje dhe ai do të kapet nga organet e shtetit, madje duke pohuar hapur se “nuk mund të më kapni dot”, ose i lirë, ose në varrë, sepse më nuk kthehem në burg, thirrje dhe lutje të tij, të cilat askush nuk i dëgjoi, askush nuk e mori si serioze, askush nuk e mori guximin që ta amnistojë Fatonin dhe ta kthejë në jetën normale, meqë 17 vite në burg, i kishin mjaftuar që të kuptojë, se çdo krim e merr dënimin e merituar, duke u sjellë urtë me eprorët e tij deri në masën sa do e transferojnë në një burg të hapur, ku mendja do t’i thotë, “tanimë është bërë mjaft, unë e lava borxhin tim deri këtu, këtu e mbrapa nuk i kam më borxh askujt..”. Dhe, e bëri atë që e bëri, iku nga atdheu i tij, sepse nuk e dëgjuan kërkesën e tij, i detyruar që të largohet, sepse e tha në mënyrë të prerë; unë më nuk kthehem në burg, dhe mos tentoni të më kapni, se nuk dorëzohem, ngase nuk kam bërë krime ndaj populli tim, kam bërë atë që kam bërë, por ju nuk po më jepni shansin të kthehem në jetën normale, kështu që vendosi ta merrte hapin më të rënd për të, fshehjen në Luginë për ta gjetur rrugën e shpëtimit nga refuzimi që i bëri atdheu, rrugën e hidhur të gyrbetit për ta gjetur një copë liri dhe qetësi, për t’iu kthye realizimit të ëndrrave të tij të vrara në burg, por më shumë nga mllefi dhe injorimi që i është bërë për 17 vite në burgjet e Kosovës, atje në Evropë ku ka me mijëra shqiptarë.

Fatoni u detyrua ta bëjë këtë hap, dhe u nis rrugës të cilën e nuk e kishte zgjedhur me dëshirë, duke mos qenë i vetëdijshëm, se ishte kjo rruga e tij e vdekjes, meqë nuk e dinte se kishte rënë në gojë të ujkut serb, duke mos pasur përvojë, se ata të cilët ia morën të hollat për transport, ata edhe e futën në kurth, në terrin e rënd të një nate të kobshme, kur në ndalesën e befasishme që iu bë afër kufirit me Bosnjën, e kuptoi se ishte tradhtuar, por se i gjallë nuk do i dorëzohet shkajut, dhe, e bëri atë që iu duk si zgjidhja më e mirë, o jetë, o vdekje, dhe si një shigjetë u tretë në errësirën e një nate të zezë dhe një rruge të pafund.

është shembulli më eklatant i një të riu shqiptar, i cili rritet në kushte lufte dhe tmerri për të dhe Kosovën, që për një ideal madhor vret një rus, për të përfunduar në një viktimë të dhimbshme, në një vrasës të çastit, i prirë fund e krye, nga gjeni i tij prej shqiptari, i cili çdo gjë mund të pranojë, përveç dorëzimit, atë që e ka bërë dikur edhe Oso Kuka në kullën e Vraninës.