Lajme

Faton Peci: Disa gazetarë do të duhej të dënoheshin 3 deri në 5 vite burgim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:50 / 29 October 2025

Kandidati i VV-së në Mitrovicë të Jugut, Faton Peci duket se nuk po arrin të kapërdij faktin që nuk ka arritur të fitoj pa balotazh siç kishte shpresuar.

Ai fitoi me një diferencë tejet të ngushtë kundër Arian Tahirit të PDK-së.

Peci u lëshua me akuza kundër disa gazetarëve, që sipas tij kanë ndikuar në ditën e zgjedhjeve me postimet e tyre.

“Disa prej tyre mendoj që janë kriminel, nuk janë gazetarë por janë kriminel, të cilët dalin në ditën e zgjedhjeve dhe e thyejnë heshtjen zgjedhore. Me pas rend dhe funksionim të organeve të drejtësisë, ata marrin minimalisht 3 deri në 5 vite burgim sepse është devijim i vullnetit, është imponim i vullnetit, kanë konsumuar vepra penale, për çka jemi në fazën finale të deponimit të kallzimeve penale ndaj gjithë atyre skemës kriminale, nga Ermal Panduri, Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi.”, tha ai.

Peci po ashtu foli për reagimin e moderatorit, Ermal Pandurti që iu kishte kundërpërgjigjur akuzave skandaloze të Pecit.

“Sa të jam gjallë, nuk ja lexoj asnjë postim Ermal Pandurit. Nuk ka shanca unë me humb një sekond me lexu se çka thotë Ermal Panduri, sepse unë e njoh atë tashmë shumë mirë.”, përfundoi ai.