Lajme

Faton Peci uron Hamzën për postin e ri: Lëri manovrat me abuzime financiare për portale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:04 / 18 November 2025

Fituesi i zgjedhjeve për Mitrovicën e Jugut e uroi Hamzën për marrjen e kryesisë së PDK-së, duke i bërë thirrje të shmangë abuzimet me taksat e qytetarëve, ndërsa iu drejtua portalëve lokale me ironi për t’u përgatitur për një opozitë të ndershme.

Faton Peci, fitues i zgjedhjeve për Mitrovicën e Jugut, ka uruar publikisht Bedri Hamzën për postin e ri të Kryetarit të PDK-së, por i ka bërë thirrje, që sipas tij, të mos abuzojë me fondet publike.

E lutja ime publike për ty është kjo: lëri manovrat me abuzime financiare në komunë dhe përdorimin e parave të qytetarëve për portalet. Në këtë periudhë tranzicioni, administratës komunale i bëj thirrje: lërini manovrat me subvencione, leje ndërtimore dhe mbindërtime. Lërini ndërhyrjet në protokollin e arkivës dhe manipulimin me data. Nuk keni legjitimitet e as legalitet,” ka deklaruar Peci.

Ai u ka drejtuar gjithashtu portalëve lokale, duke thënë se duhet të përgatiten për të bërë opozitë për herë të parë, sepse asnjë cent nuk do të jepet nga buxheti i komunës gjatë katër viteve të ardhshme, kështu që sipas tij, duke ndalur praktikat e abuzimit.

Peci ka paralajmëruar se çdo vendim i dyshimtë nga periudha e fillimit të fushatës do të rishikohet, dhe qytetarët e Mitrovicës kanë vendosur t’i japin fund abuzimeve me paratë e taksapaguesve.

Mitrovica ka folur qartë, koha e llogaridhënies ka ardhur!” ka përfunduar Faton Peci.