Lajme

Feraj i VV-së: Lumir Abdixhiku është drejtues i korit pro-serb në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:27 / 9 August 2022

Këshilltari i Qeverisë Kurti për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, aktivist Hysamedin Feraj, përsëri ka goditur LDK-në. Kësaj here, megjithatë, ai goditjen e ka drejtuar mu në krye të kësaj partie – te kryetari Lumir Abdixhiku.

Kurti është kritikuar nga komuniteti i biznesit, shoqëria civile, dhe opozita për gjuhë të pamatur psai përmendi mundësinë e luftës në Kosovë pas invazionit rus në Ukrainë.

Më i zëshmi deri tash është Hysamedin Feraj.

Ai ka bërë një status në të cilin e konsideron Abdixhikun si “drejtues të korit në Kosovë” që thotë se Vuçiqi është engjëll e Albini është djall, dhe se Serbia do paqe e Kosova luftë. Pra, bëhet fjalë për një kor që nënkuptohet të jetë pro-serb e anti-kosovar.

Postimi i plotë i Ferajt në facebook:

Koncert: këndim në kor
Arritja më e madhe e opozitës (kundër vetes) në Kosovë:
– Serbia dhe Vuçiqi duan paqe, Albini do luftë;
– Serbia dhe Vuçiqi pacifistë, Kosova dhe Albini luftënxitës!
– Kushdo që njofton rrezikun e agresionit nga Serbia pacifiste i ka shpallur luftë Serbisë!
– Vuçiqi engjëlli, Albini djalli!
– Reciprociteti është deklaratë lufte që Kosova i shpall Serbisë

Ka kohë që këtë melodi, bazuar në kontrapunkte, e dëgjojmë nga Serbia.
Tani kori po e këndon edhe brenda Kosovës.
Drejtues kori në Kosovë: Lumir Abdixhiku.
Luajnë në instrument:_______
Dëgjues të kënaqur:_________