8:28 / 19 August 2022
Hysamedin Feraj në një postim në rrjetin social “Facebook” e ka quajtur Çitakun zëdhënëse të presidentit serb, shkruan Sot News.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia:
Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse.
Nënkryetarja e PDK-së e paska quajtur budallëk të pakufi pse kam thënë se Kurti (Kosova) e ka mbështetjen e NATO-s në rast agresioni të Serbisë kundër Kosvës.
Dhe Serbisë i paska pëlqyer shumë ideja e Çitakut se leximi i tillë i flamurit të NATO-s prapa Albinit në takimin me Stolenbergun është budallëk i pakufishëm! Jo pse Vuçiqi dhe Serbia nuk e dinë, por se zëri i Çitakut është violinë për veshët e tyre. Ndaj sot ia paskan luajtur gati të gjithë, por ilustrimin po jap vetëm me “Politika” e Beogradit: