Lajme

Ferati me përkrahje të madhe për Abdixhikun: Kuvendi është institucioni që e hapë dhe mbyll garën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:56 / 14 January 2026

Ilir Ferati, kryetar i Komunës së Istogut, është deklaruar publikisht për zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ferati ka përkrahur qëndrimin e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, të cilit Hykmete Bajrami, nënkryetare e dorëhequr e LDK-së, ia kërkoi “dorëheqjen e parevokueshme”.

Ferati ka theksuar se Kuvendi i LDK-së është institucioni që hapë dhe mbyll garën.

“LDK nuk don protagonizëm individual, sepse na ka dëmtu historikisht; dhe kushdo që e sheh si formë protagonizmin individual, do ta dëmtojë LDK-në! Kuvendi është institucioni ku duhet t’i ballafaqojmë argumentet, institucioni që e hapë edhe e mbyll garën!” – ka shkruar Ferati.