Gazetari i njohur nga Istogu Fabian Ferizaj ba bërë një shkrim interesant për gjendjen aktuale në të cilën gjindet vendi
Ferizaj këtë shkrim e bëri pikërisht në ditën çlirimit të Istogut
Shkrimi i tij i plotë i postuar në rrjetin social facebook 👇
Urime 24 vjetorin e vendit, ku të rinjtë shfrytëzojnë çdo mundësi për me lëshu vendin.
Urime 24 vjetorin e vendit ku ç’do i dyti kamarier apo punëtorë krahu ka diplomë universitare
Urime 24 vjetori i vendit ku cilësia arsimore varet nga pasuria që posedon.
Urime 24 vjetorin e vendit ku objektet shëndetësore janë më të varfura se një bar kafe.
Urime 24 vjetorin e vendit ku militantët partiak kanë nga 2-3 puna (të “shtetit”) ndërsa ata që janë apartiak dhe apolitik as 1
Urime 24 vjetorin e vendit ku mbi 5 fshatra nuk kanë ujë të pijes.
Urime 24 vjetorin e vendit ku përsonat më të fuqishëm janë ata që lobojnë për X partinë, punojnë për Y partinë dhe e votojnë Z partinë.
Urime 24 vjetori i vendit ku s’ke të drejtë të mendosh ndryshe.
Urime 24 vjetori …
