Lajme

Festa e 28 Nëntorit bën bashkë Fatmir Limajn dhe Adem Grabovcin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:58 / 29 November 2022

Zafir Berisha i Nismës Socialdemokrate ka postuar një video në Facebook në një ‘ndejë’ me shumë figura publike, kryesisht ish-krerë e ushtarë të UÇK-së për nder të festës së 28 Nëntorit.

Ai ka thënë se kjo festë edhe këtë vit mbetet e paplotë pa bashkëluftëtarët e tjerë të UÇK-së, pra ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Në mesin e shumë ish-luftëtarëve të UÇK-së, në këtë foto shihen Fatmir Limaj dhe Adem Grabovci, të cilët pas shumë kohësh shihen për herë të parë bashkë.

Në këtë ndejë shihet edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi, por edhe fytyra të tjera publike si Sami Lushtaku, kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, e të tjerë.