Lajme

Fevziu: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë zero (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:52 / 9 November 2023

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, janë më të këqijat në dekadën e fundit.

Kështu tha gazetari i njohur Blendi Fevziu, në një bisedë në Podcastin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.

“Zero. Më të këqijat që unë mbaj mend ndonjëherë. E them me përgjegjësi absolute. Presidenti i Shqipërisë më thotë që nuk i ngre telefonin Albin Kurti, Rama më thotë se s’ka asnjë komunikim për gjërat e rëndësishme. Në fund të fundit, marrëdhëniet mes shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, nuk mund të ndikohen nga mëritë (inatet) personale”, tha Fevziu.

Ai tha se Albin Kurti, nuk mund të krijonte parti politike në Shqipëri.

“Nuk është në rregull që kryeministri i Kosovës të vinte e të votonte si qytetar i Shqipërisë. Ato pasaporta janë ndarë më shumë për një lehtësi të lëvizjes për shqiptarët e Kosovës. Ky është një lloj provokimi”, tha Fevziu.