Lajme

Fevziu: Raportet mes Shqipërisë e Kosovës në ditët më të këqija

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:52 / 13 October 2023

Gazetari Blendi Fevziu, në një intervistë të shkurtër për Demokracia.com, i ka komentuar ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku në Banjskë të Zveçanit u sulmua Policia e Kosovës dhe për pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Fevziu beson që Vuçiq nuk është i interesuar për një marrëveshje me Kosovën, pasi situata aktuale ia mundëson Serbisë të jetë më e faktorizuar dhe më pak e kontrolluar.

Ndërsa sa i përket reagimit të Policisë së Kosovës në ditën e 24 shtatorit në Banjskë, Fevziu thotë se trajnimi dhe reagimi i tyre nuk ka lidhje me standardet e zakonshme të policive në shtetet ballkanike.

Po ashtu Fevziu ka komentuar edhe raportet e dy kryeministrave, Ramës dhe Kurtit, duke thënë se raportet mes Shqipërisë e Kosovës në nivelin më të lartë të ekzekutivit janë në ditët më të këqija që ai i mban në mend gjatë karrierës së tij.