Lajme

​Fidan nesër në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:18 / 5 September 2024

Shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan të premten, më 6 shtator 2024, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Turqisë do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij.

Ai do të vizitojë edhe selinë e KFOR-it, ku Turqia ka komandën e saj që nga tetori i vitit 2023, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.