Lajme

Fidan: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, nuk duam të përsëriten vitet e 90-ta

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:35 / 19 September 2024

Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, raporton Anadolu

Kryediplomati turk ka folur për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit dhe raportet me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.

Ai foli për rolin e rëndësishëm që ka Turqia në Ballkan si dhe për vizionin e Ankarasë zyrtare për të ruajtur paqes dhe stabilitetit në rajon, në mënyrë që të mos përsëriten vitet e 90-ta.

“Ne jemi një vend që historikisht e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Fidan, duke shtuar se sa i përket Bosnjë e Hercegovinës, Turqia çdoherë do të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi, siç ka bërë deri tani. Në anën tjetër qëndron Serbia, u shpreh Fidan, duke theksuar se shteti i tij ka marrëdhënie të mira edhe me shtetin serb.

“Të kesh marrëdhënie vëllazërore me BeH-në dhe Kosovën, që është obligimi ynë historik, por të vendosësh marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, është reflektim i lidershipit të fuqishëm politik”, shtoi ai, duke ritheksuar se mbështetjen për mëvetësinë e Kosovës dhe BeH-së. /AA