11:58 / 15 March 2024
Filloreta Raci, e njohur më emrin artistik, Fifi, në një koncert të saj, ka përkrahur Romeo Veshajn, i cili është banor i “Big Brother VIP Albania”.
Ajo ju drejtohet masës, duke i pyetur sa a e përkrahin Romeon në “Big Brother VIP Albania”, shkruan lajmi.net.
“Kush prej juve është duke e pa Big Brother, kush prej jush është me Romeon”, ju ka thënë Fifi, fansave në një koncert të saj.
Të gjithë fansat e këngëtares, kanë brohoritur, që ka lënë të nënkuptohet që edhe ata e përkrahin banorin.
Video është publikuar në rrjetin social ‘Instagram’, të Romeo Veshajt dhe është shpërndarë edhe nga fansat e tij.