Lajme

Fikret Shatri – trajneri i vetëm nga Kosova në Superligë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:18 / 14 January 2024

Me ndërrimet e fundit të trajnerëve në ekipet e Superligës së Kosovës, Fikret Shatri trajner i Istogut ka mbetur “mohikan” i fundit në Superligë.

Shatri 50 vjeç është trajneri i vetëm nga Kosova që udhëheq një ekip të Superligës – duke mbetur si trajner i Istogut që nga fillimi i stinorit aty.

Me trajner kosovar e kishte nisur stinorin edhe Bashkimi, por largoi pas një kohe Edin Kërveshin nga detyra. Prishtina kishte në detyrë Albert Sylejmanin, derisa dje zyrtarizuan trajnerin kroat dhe tashmë Superliga nga 8 ekipe pjesëmarrëse ka 7 trajnerë të huaj.

Aktualisht, vendet prej nga vinë trajnerët janë:

◼ Adis Beciragic, Bosnje e Hercegovinë — Trepça
◼ Rami Hadar, Izrael — Peja
◼ Kostas Flevarakis, Greqi — Ylli
◼ Jaksa Vulic, Kroaci — Prishtina
◼ Vladimir Krstic, Kroaci – Vëllaznimi
◼ Aleksandar Jonchevski, Maqedoni Veriore — Bashkimi
◼ Tuncay Bostanci, Turqi — Prizreni
◼ Fikret Shatri, Kosovë – Istogu.