Lajme

‘Fitorja do ishte mes meje dhe Ilirit..’ Jul Deda ‘hedh poshtë’ Luizin si lojtarë, Donaldin nuk e llogaritë fare? Ja cfarë thotë aktori

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:23 / 19 June 2024

Ironite mes ish-banorëve të “Big Brother Vip Albania” vijojnë edhe jashtë shtëpisë.

Finalisti i edicionit të fundit, Jul Deda, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Arena”.

Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola Doçi nuk i kurseu pyetjet as për Big Brotherin, ku Juli doli në vendin e dytë pas Egla Cenos që rrëmbeu fitoren.

I pyetur nëse e ka takuar Romeon që pas daljes nga BBV, Juli tha me ironi se e ka kërkuar ‘te emisoni i të humburve’, ndërsa shtoi se e ka telefonuar por i ka dalë i fikur.

“E kam kërkuar te emisionet për të humburit, po e kërkojmë. I kam rënë më ka dalë i fikur. Jam unë dashuria e tij e parë”-tha Juli.

Aktori nuk kurse ironinë as për vëllanë e Romeos, Donaldin.

“Mes Donaldi Ilirit, Luizit dhe teje, kush do e fitonte BBV?”-e pyeti Erjola.

“Të mos na qante do e merrte Donaldi, fitorja do diskutohej mes meje dhe Ilirit”-tha Juli.