Në Top Albania Radio po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpi, të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.
E pyetur nga Jonida se nëse vshtë ndjerë i frikësuar nëse kupa nuk do të shkojë për herë të dytë radhazi në Shkodër, Jul Deda u përgjigj:
Ky është Big Brother, për mua me çfarë kemi parë këtu, është i paparashikueshëm. Jo si vjet që u krye që në muajin e parë. Ky është i paparashikueshëm. Patjetër që e kam me emocion, por kam një ndjesi që unë do ta fitoj këtë histori dhe këtë Big Brother dhe do ta çoj kupën në Shkodër prapë, por që ky është i paparashikueshëm dhe nuk ja mohoj as të tjerëve ta mendojnë të njëjtën gjë për veten e vet.