10:17 / 8 December 2024
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka është shetitur rrugëve të Vjenës së bashku me fituesin e Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardh Salihu, ku ky i fundit thotë se biseduam për futboll.
Që të dy jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe duhet paksa antrim për të shkuar në Vjenë për një bisedë futbolli.
Postimi i plotë:
Gjatë vizitës në Vjenë, me Lumirin, në një bisedë miqësore, ndamë përvojat tona, biseduam për shumë gjëra, përfshirë edhe futbollin, një pasion i përbashkët yni. I tregova qytetin ku jam rritur, dhe ku kam filluar karieren ne futboll. Biseduam gjithashtu për sfidat që na presin pas 9 shkurtit për të realizuar ndryshimet e nevojshme.