Lajme

Fituesi i Big Brother Kanada i “fiksuar” pas kombëtares shqiptare! Ja çfarë bëri Kevin Jacobs pas përkrahjes së Luiz Ejllit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:02 / 24 June 2024

Fituesi i “Big Brother Kanada” Kevin Jacobs është bërë një emër i njohur për shqiptarët që pas pjesëmarrjes së Luiz Ejllit në “BBV2”.

Këngëtari shkodran tregoi se kishte ndjekur strategjinë e lojës së Jacobs, duke u shpallur kështu fitues i edicionit të dytë.

Këtë gjë e mori vesh vetë Jacobs dhe përmes disa postimeve në rrjetet e tij sociale ai mbështeti hapur Luizin.

Por mesa duket pas mbështetjes së këngëtarit shkodran, Jacobs është i fiksuar pas Shqipërisë.

Së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të rezultatit 2-2 të ndeshjes Shqipëri-Kroaci, mirëpo në sfond ai ka vendosur flamurin me shqiponjën dykrenare duke treguar se mbështet Shqipërinë.

Fituesi i Big Brother Kanada i “fiksuar” pas kombëtares shqiptare! Ja çfarë  bëri Kevin Jacobs pas përkrahjes së Luiz Ejllit - INA ONLINE