Lajme

Fjala e lirë i kushtoi me suspendim, Amir Hoxha largohet nga Kosova për në Amerikë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:52 / 18 March 2022

Zyrtari policor, Amir Hoxha ka konfirmuar se është larguar nga Kosova.

Hoxha sot përmes një postimi Facebook ka cituar predikuesin amerikan Henry Weston Smith duke shkruar:

“Nëna shqiponjë i mëson të vegjlit e saj të fluturojnë duke ua bërë folenë aq të pakëndshme saqë ata detyrohen ta lënë atë dhe t’i përkushtohen botës së panjohur të ajrit jashtë. Dhe ky është një ligj i përcaktuar nga Zoti”, tha ai duke nënkuptuar që është larguar përfundimisht nga Kosova dhe po raportohet se është vendosur në Amerikë.

Amir Hoxha ishte suspenduar muaj më parë nga Policia e Kosovës për shkak të një postimi në të cilin kritikoi në mënyrë publike shpenzimet e deputetëve derisa i njëjti shprehi pakënaqësitë e tij për mospagesën e shujtave dhe orët shtesë për policët.