Pas takimit të kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq, përpos reagimeve të fytyrave politike, nuk ka munguar reagimi edhe nga fytyrat e showbizit, e më saktë nga Fjolla Morina.
Fjolla sipas postimit të saj ‘ia ka hapur’ të pamet opozitës. “Burrat ka Ramushi, grat ka Memli Krasniqi”, ka shkruar tutje ajo. Ndërkohë, që kujtojmë se Fjolla Morina, jo vetëm tani por edhe vite më parë njihet për ‘adhurimin’ e saj ndaj kryeministrit Albin Kurti.
“Ky njeri e ka të shkruajtur në ballë që është një njeri i mirë”, shkruante Fjolla në vitin 2020 për Kurtin. Nuk ka munguar një përkrahje e saj edhe në 2021 ndaj Albin Kurtit, duke e quajtur ‘Mbret’.
E gjithashtu ‘adhurimi’ i saj për Kurtin, arriti edhe deri te Zoti, e cila ka bërë lutje për kryeministrin e Kosovës. Të ruajt i madhi Zot Albin Kurti”, shkruante ajo. Shiko foton:
