“Kjo është një fitore shumë e madhe, ndjehem shumë i vogël nga harta e fitores”. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas daljes së pjesës më të madhe të rezultateve.
“Kemi nevojë që të ruhemi nga era dehëse nga një fitore si kjo. Kam shumë nevojë të shkoj në Shkodër për një tur falënderimi” – tha Rama që mes falënderimeve u drejtoi edhe një mesazh demokratëve që “iu përgjigjën thirrjes së tij për të mos shkuar për të votuar”.
“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vetë ndihem shumë i vogël, përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falenderimi në të gjithë Shqipërinë.
Nuk duhet ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me një dimension politik të imponuar nga hijet e së shkuarës që tentuan ta tërhiqnin përsëri këtë vend mprapa dhe i shikonin këto zgjedhje si aksion revolucionar drejt përmbysjes së qeverisë. Tanimë që shqiptarët zgjodhën ata që donin, ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata jo vetëm në nivelin vendor, por edhe në nivelin e qeverisjes qendrore” – tha Rama. /LAPSI.al