7:46 / 2 July 2023
Këtë të diel, në emisionin Kojshia Show ishte i ftuar ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi.
Në këtë emision, ai zbuloi shumë gjëra për ish partinë e tij, madje edhe si ishin financuar.
Krasniqi thotë se Devollët e kishin ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje me mjete financiare, ndërsa tani, kjo parti në pushtet, sipas tij, po i sulmon këtë kompani duke ua pezulluar licencën e televizionit Klan Kosova.
Për ta dëgjuar deklaratën e plotë të Krasniqit lidhur me këtë çështje, ndiqeni minutën e 23:00 të emisionit, të cilin e gjeni në videon më poshtë.