11:55 / 6 October 2022
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqiështë shprehur se gjatë kohës kur ka qenë pjesë e partisë Vetëvendosje, edhe pse vet partia ka marrë kërcënime, ai e ka ditur se nuk është i rrezikuar për shkak të prejardhjes së tij dhe nënshtetësisë amerikane.
“Ka pas mundësi me m’vr.a se nuk jam i mbinatyrshëm, por me m’vr.a mu u kon shumë problem. Se unë jam shtetas amerikan, kam familje shumë të gjanë e shumë të fortë, ma të fortat në Dukagjin, nashta ma të fortit edhe ata ishin njerz të atij mentalitetit tem, ata e kuptojn se nuk mundesh me hi n’gjak me Syleviqt e Vranovcit, se s’munesh me i përballu”, tha Krasniqi në Kanal 10.
https://youtu.be/yeGWZcXt3-w