3:18 / 4 January 2025
Analistit Valon Syla i ka pëlqyer premtim i kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, për themelimin e Fondit Shtetëror të Bursave.
Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë është lehtë e realizueshme.
Sipas tij, nga një gjë e tillë përfiton shumë rinia studentore.
“Një ide e mirë do të thotë kur ajo është lehtë e realizueshme, përfiton rinia studentore edhe rrjedhimisht është e besueshme. Bravo Bedri Hamza”, ka shkruar Syla.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është zotuar për themelimin e një Fondi Shtetëror për Bursa.
Ai ka thënë se për çdo vit nga 25 milionë euro do të ndahen për këtë fond.