Lajme

FOTO/ “Ka ardhur gjyshja me pa vajzën”- Kiara takohet me vjehrrën, Luizi zbulon vendin e preferuar të nënës së tij: Ka turp…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:41 / 8 April 2024

Nëna e këngëtarit shkodran, Luiz Ejlli ka udhëtuar nga Amerika për në Shqipëri për kaluar pak kohë me djalin e saj dhe nusen, Kiara Tito.

 

Luizi ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, ku ka treguar se Shiroka është vendi i preferuar i nënës së tij, ndërsa kanë vendosur që të drekojnë së bashku në këtë vend turistik.

“Si të duket Shkodra dashuri” e pyeti këngëtari Kiarën, e cila tha: “Erdhëm në Shirokë te vendi preferuar”.

“Te vendi preferuar i kujt? Nuk është as i jemi dhe as i joti, por i… Është me turp, thuaje një fjalë o mbretëreshë. Ka ardhur gjyshja me pa vajzuken”- u shpreh Luizi, duke ndarë me ndjekësit imazhe të nënës së tij.

Çifti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, teksa do të sjellin në jetë një vajzë.