Lajme

FOTO/ Para edicionit të ri BBV, Ledion Liço ka një kunjë për Arbana Osmanin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:40 / 11 December 2024

“Big Brother VIP 4” do të nisë më 21 dhjetor, duke rikthyer emocionet dhe spektaklin në ekran. Lajmi është bërë i ditur përmes promos së emisionit, ku protagonisti kryesor është moderatori i emisionit, Ledion Liço.

Në videon promovuese, Ledioni sjell disa nga batutat e tij më virale nga edicioni i kaluar, duke krijuar një atmosferë argëtuese dhe plot humor.

Megjithatë, një moment në promo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit në rrjetet sociale. Në një skenë, Ledioni shfaqet duke mbajtur në duar një libër me titullin “Mirëmbrëma yje”, një detaj që shumë e kanë interpretuar si një “kunjë” ndaj moderatores së mëparshme, Arbana Osmani.

Kujtojmë që fraza “Mirëmbrëma yje” është bërë e njohur përmes përshëndetjes së Arbanës në “Big Brother” dhe tani është titulli i emisionit të saj të ri.

FOTO/ Para edicionit të ri BBV, Ledion Liço ka një kunjë

Dhe ironia qëndron teksa Ledioni po kërkon sinonime me fjalën “yje”.