1:01 / 18 October 2024
Sara Hoxhën ka kohë që nuk e shohim në ekranin shqiptar. Ndonëse përflitet për ndarjen me Ledri Vulën, ajo ende nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë.
Duket se Sara është fokusuar te vajza, karriera në modë e në aktrim. E për këtë të fundit, po angazhohet sërish në ekranin shqiptar.
Këtë të dielë, Sarën do ta shohim si të ftuar speciale në ‘Portokalli’, aty ku do të tregojë aftësitë në aktrim, e pse jo, mbase do të ketë edhe ngacmime për lidhjen e saj me Ledrin. Gjithsesi të gjitha këto mbeten për t’u parë.
