Lajme

Fotografia e Adem Jasharit vendoset në dritat e një prej shesheve më të famshme në botë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:36 / 19 February 2023

Profesori Blerim Latifi ka shpërndarë një fotografi të heroit Adem Jasharit që duket të jetë vendosur në dritat e “Times Square” në New York.

Latifi, ka thënë se fotografia e Adem Jasharit është vendosur në dritat e sheshit më të famshëm në botë.

“E bukur kjo: Adem Jashari në dritat e Times Square, sheshit më të famshëm në botë.” – ka shkruar ai.

Fotografia, sipas asaj që shihet në përshkrim, është vendosur në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Faleminderit Amerikë për përkrahjen tuaj” – shkruan poshtë fotografisë.