1:47 / 3 December 2022
Granit Xhaka e festoi në një mënyrë unike fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë (3-2), pas përfundimit të ndeshjes, duke e veshur fanellën e Ardon Jasharit, cili në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Kombëtarja helvete mban numrin 26.
Xhaka si duket e nderoi familjen e Jasharëve, duke e bërë këtë gjest.
Futbollistit me prejardhje shqiptare ia ndalua të festojë me shqiponjë, pasi e bëri atë gjë gjatë Botërorit “Rusi 2018”, ku u provokua një debat i madh.

