Këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka reaguar pas publikimit të videos së Parashqevi Simakut dhe rikthimit të saj në publik.
Ai u shpreh në një intervistë të dhënë për Top Channel, se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa tregon se kanë pasur miqësi. Ndoci rrëfen se me Parashqevi Simakun kanë punuar për disa muaj së bashku në Amerikë, ku kanë kënduar në restorante me muzikë shqiptare.
“Ishte e talentuar, më e mira në atë kohë… E kam ditur me kohë situatën, jam munduar ta ndihmoj sepse kemi qenë miq kemi ndarë skenën edhe në Shqipëri edhe në New York”
Ai rrëfen se Simaku nuk e pëlqente këtë “skenë” dhe se kishte refuzuar më pas edhe oferta të tjera që i ishin bërë për të kënduar në këto ambiente.
“Cilit i pëlqen që nga skena ku hapet sipari, të këndojë në kafe?! Parshqevia e zgjodhi këtë pikë se bëri një program vetëm me materialet e saj, ndërsa unë kisha një repertor tjetër. Njerëzit e kulturuar nuk nda ndiqnin dot sepse nuk kishin forcë ekonomike që të a ndiqnin. Ishte një publik që nuk ia kuptonte mirë këngët”
Këngëtari rrëfeu edhe takimin që pati me Simakun në 2007, rastësisht në New York, teksa ishte bashkë me djalin e saj, pak kohë pasi ajo ishte divorcuar.
“Ndaloj makinën, ajo ishte me djalin, e pyes çfarë ka ndodhur dhe më tregoi se nuk ishte e kënaqur me reagimin e shqiptarëve pasi ishte kthyer në Shqipëri, ata jo se nuk donin artin e saj në shqip, por nuk donin atë në anglisht”.
Sipas tij divorci dhe humbja e kujdestarisë së djalit, kanë pasur një ndikim të fortë në kthesën e jetës së saj.
“Unë dënoj çdo gjykatë që kanë marrë atë vendim nëse ajo ka qenë e përgjegjshme, sepse e di që ka qenë një nënë emirë si çdo nënë shqiptare. aty pastaj fillon drama”.
Ndoci thotë se “ëndrra amerikane” për artistët nuk është aq e lehtë. “Asnjë artist shqiptar nuk është bërë super bos në SHBA… është shumë e vështirë dhe rënia e disfatës shpirtërore e një artisti është ndryshe nga një artist tjetër”.