Lajme

Futet një dron në BBVA për Luizin dhe Efin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:33 / 6 April 2023

Efi Dhedhes është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.Hyrja e saj bashkë me moderatorën, Kiara Tito ka bërë që debatet në shtëpi të jenë të shumta. Por, jo vetëm me banorët tjerë, Efi ka pasur përplasje edhe me Luizin dhe Kiarën, këtë të fundit madje e ka quajtur gënjeshtare.

Fansat kanë shpërthyer të indinjuar duke u shprehur se Luizi po i zhgënjen me këtë sjellje dhe se nuk duhet të reagonte kështu ndaj Efit. Së fundmi në shtëpinë e BBVA është futur një dron për dyshen Luiz – Efi.

Në dron shihet fotografia e dy banorëve bashkangjitur me shkrimin “Best team ever”, që në shqip do të thotë, “ekipi më i mirë ndonjëherë”. Rikthimi i në shtëpi i Kiara Titos dhe Efi Dhedhes duket se ka shërbyer për krisjen e marrëdhënies mes tyre.Kiara e akuzon se Efi e ka përdorur imazhin e saj për famë, mirëpo një gjë e tillë për ish konkurrenten e ‘Për’Puthen’, nuk është aspak e vërtetë.

Kujtojme se pas 72 orësh sherr dhe të mërzitura me njëra-tjetrën Kiara dhe Efi janë ulur ditën e sotme dhe kanë biseduar bashkë. Ka qenë Kiara ajo e cila e përulur i ka kërkuar Efit ta lënë këtë bisedë të sjellë nga jashtë për ta diskutuar po jashtë, ndërkohë që të vazhdojnë lojën. Shiko videon: