Lajme

Fytyrëngrysur: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani shfaqen bashkë pas “ftohjes” për president

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:59 / 27 February 2026

Vjosa Osmani synon mandat të dytë, por mbështetja e Vetëvendosjes mbetet e paqartë.

Të mërkurën e ardhshme vendi duhet ta ketë të zgjedhur Presidentin e ri, në të kundërtën rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja. Megjithatë, edhe pse afati kushtetues po afrohet, ende nuk ka qartësi se kush do të jetë kreu i ardhshëm i shtetit.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se synon një mandat të dytë, me arsyetimin për të “vazhduar punët e mira”. Por, sinjalet nga partitë politike sugjerojnë se nuk ka një konsensus të gjerë rreth kandidaturës së saj.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, kryeministri Albin Kurti, të cilët pesë vite më parë ishin mbështetës të fuqishëm të Osmanit, aktualisht nuk kanë dhënë një qëndrim të qartë publik në favor të saj.

Në javët e fundit, Kurti dhe Osmani nuk janë parë shpesh në aktivitete të përbashkëta publike. Megjithatë, sot të dy morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, e mbajtur në kampin Bondsteel.

Nga fotografitë e publikuara në Facebook nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shihet pjesëmarrja e tyre në këtë ngjarje, në një moment kur procesi për zgjedhjen e Presidentit po hyn në fazën vendimtare.