Lajme

Gabimi fatal i LDK që nuk e votoi Nenad Rashiqin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:33 / 8 September 2025

NGA: FATON MEHMETI

Lidhja Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, dështoi të tregojë vizion dhe konsistencë politike duke mos e votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Rashiqi është ndër të paktët përfaqësues të komunitetit serb që e njeh realitetin e Kosovës, respekton institucionet dhe mbron të ardhmen e përbashkët në këtë shtet. Pikërisht kjo e bën të dallueshëm nga Lista Serbe dhe nga ata që ende mbajnë gjallë agjendat e Beogradit.

Pyetja që shtrohet është e qartë: pse LDK-ja, partia që pretendon se mbron interesat e shtetit të Kosovës, refuzoi të mbështesë një serb që hapur rreshtohet pro Kosovës? Pse Abdixhiku zgjodhi të bashkohet me PDK-në dhe Listën Serbe, duke i kthyer shpinën një aleati të natyrshëm të vendit tonë? Ky qëndrim nuk është thjesht një gabim politik, por një veprim i turpshëm që lë hije të rënda mbi kredibilitetin e LDK-së.

Në vend se të përkrahnin një serb që njeh pavarësinë dhe institucionet, ata vendosën të bëhen pjesë e lojës së vjetër të kalkulimeve të ngushta dhe pazareve politike. Kosova ka nevojë për politikanë që e njohin shtetin, jo për ata që vazhdojnë ta mohojnë atë. Rashiqi është simbol i integrimit dhe bashkëjetesës, ndërsa refuzimi i LDK-së për ta mbështetur atë është një goditje e rëndë për këtë vizion. Historia do ta shënojë këtë moment si një turp për LDK-në dhe për udhëheqësin e saj.