Ballina

Gacaferi: Boll më me këtë viktimizim. Kur je i budallëm, je i budallëm, mos e përdor Drenicën e luftën…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:07 / 4 March 2023

Veprimtari nga diaspora, Luan Gacaferi ka shkruar për situatën e fundit të krijuar në parlament me deputetën Ganimete Musliu

Postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook

Kur sulmohej Ramushi, nuk dilke askush më thanë se, po e sulmoni që është i Dukagjinit!!!

Tani i keni ra n’fije si të kritikohet dikush qoftë për sjellje apo qoftë për qëndrime të tija, menjëherë kanë me thonë se po sulmohet veç pse është prej Drenices!!!

Çka ka lidhje pse është i Drenicës, çka ka lidhje kush prej nga është! Nuk e ka Kosova, Drenicën për hastret, po i ka edhe tjerat si Llapin, Gollakun, Dukagjinin, Ana Moravën e shumë tjera!

Nuk ka pas luftu vetëm Drenica kundër Serbisë, të gjitha regjionet kanë luftuar kundër Serbisë! Serbia nuk ka vrarë vetëm burra e gra të Drenicës e vetëm pse kanë qenë të Drenicës, por ka vra në të gjitha regjionet e Kosovës pa e bo as më të voglin dallim!

Asnjë regjion në Kosovë nuk ka bërë ma shumë se tjetri as nuk ka vuajtur ma shumë se tjetri! Të gjithë njëjtë kanë dhënë për Kosovën, të gjithë njëjtë kanë vuajtur për Kosovën!

Boll mo më këtë vetë viktimizim, se kur je budallë je budallë pamvarsisht prej nga je, kur je trim je trim pamvarsisht nga je, kur je patriot je patriot pamvarsisht nga je, kur je pis mashkull je pis mashkull pamvarsisht nga je, kur je kurvë je kurvë pamvarsisht nga je, kur je tradhtar je tradhtar pamvarsisht nga je!