Anëtari i Partisë Guxo në diasporë, Luan Gacaferi ka reaguar ndaj presidencës, kryeministrisë dhe hallkave të tjera të shtetit të Kosovës
Shkak për këtë ishte mos reagimi i zyrtarëve të shtetit, ndaj sulmit brutal që agresori e bëri te lideri i opozitës në Shqipëri Sali Berisha
Postimi i plotë i Gacaferit në rrjetin social facebook
“E pafalshme, asnjë reagim deri në këtë moment nga institucionet shtetërore e as ato partiake të Kosovës, për goditjen e liderit të opozitës në Shqipni, të zt. Berisha!
Zhgënjimi im i parë duke filluar nga presidenca, kryeministria, ministrat e deri të partitë parlamentare!
Në Tiranë nuk është goditur një kalimtar i zakonshëm por lideri i opozitës dhe të heshtësh si varri ose të shtiresh, thua se ka ndodhur në Somali e jo në Shqipni, kjo është vërtet turp”