10:58 / 20 January 2023
Veprimtari nga diaspora Luan Gacaferi ka reaguar në lidhje me vërshimet e fundit që ndodhën në vend
Gacaferi shtoi ndër të tjera se duhet shikuar si i kanë bërë punët para se të çuditeni si po na mer uji
Postimi i plotë i tij në rrjetin social facebook
“Nuk kanë lënë shtrat lumi pa shkatrruar, për më nxjerrë zall! Nuk kanë lënë shtrat lumi pa e kthyer në deponi bërlloku! Nuk kanë lënë mal pa e pre! Nuk kanë lënë tokë pa e shkatrru! Nuk kanë lënë kund tokë pa e shtru n’asfalt e n’beton! Nuk kanë lënë tokë pa ndërtuar shtëpi, vend e pa vend! Ka ndërtuar rrugë vend e pa vend dhe të gjitha pa kanalizime!
Vjedh në shtrate lumenjsh, vjedh në asfalt, vjedh në rrugë, vjedh në kanalizime, vjedh mbi tokë e vjedh nën tokë”
E tani habiten si i mori uji!