Lajme

Gani Geci tregon se të hënën Fadili dëshmon në Gjykatën Speciale: Ballë për ballë me LPK-ucat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:11 / 19 October 2024

Gani Geci, aktivist i LDK-së, ka lëshuar një komunikatë në emër të familjes Geci, duke treguar se të hënën me fillim nga ora nëntë do të fillojë seanca në Gjykatën Speciale, ku vëllai i tij, Fadili, do të dëshmojë.

Në komunikatë, familja Geci ka shkruar se Fadili do të jetë “ballë për ballë me LPK-ucat”, një term pezhorativ drejtuar ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Fadili do të dalë ballë për ballë me LPK-ucat, alias komunistët e OMLK -es ruse, të shndërruar në LPK dhe më vonë të konvertuar në PDK.

Fadil Geci do t’ua dëshmojë trupit gjykues shkakun e komunikates 59 dhe çka e shtyu Polarin për ta shkruar këtë Komunikatë” – shkruhet ndër të tjera në komunikatë.