5:37 / 30 November 2023
Gjatë ditës së sotme para objektit të Qeverisë së Kosovës kanë protestuar Zjarrfikësit e Kosovës.
E gjatë protestës njëri nga zjarrëfikasat pati një mesazh interesant.
Ai mbante një pankartë në duart ku krahasohej paga e ekspertit të qeverisë, Gani Jakupi me rrogën e një zjarrëfikësi.
‘’450 euro zjarrëfiksi e Gani Jakupi 7500 euro’’, shkruhet në pankartën e zjarrëfikësit që protestoi sot së bashku me kolegët e tij para objektit të Qeverisë.