Ballina

Ganimete Musliu: Edhe toka e Kosovës “pisket” ka të shkelin qeveria Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:49 / 13 July 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se Albin Kurti e ka grabitur zmadhuesin përmes të cilit PDK-ja i ka lëshuar video-incizimet e Mimoza Kusari-Lilës.

Musliu tha se deputetja Blerta Deliu ka shkuar për t’ia kërkuar, por Kurti i ka thënë se “e keni lënë në vend të gabuar”.

Sipas Musliut, Lëvizja Vetëvendosje sot ka provokuar vazhdimisht.

”Zmadhuesin që e kemi lëshu sot e ka marrë Albin Kurti dhe nuk na e ka dhënë më, e ka grabitur. Vetë Albin Kurti, shkon Blerta Deliu i thotë t’ia kthejë, nuk na ka leju me marrë. Sot kanë qenë komplet jashtë kontrolles. Kanë mëndu se po na frikësojnë se na jemi pak veta”, ka thënë Musliu. /Gazeta Express