Lajme

Ganimete Musliu: Kur ndodhi sulmi në veri, Kurti ishte në Zvicër t’u bo fushatë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:17 / 6 October 2023

Kuvendi i mosmarrveshjeve është tema mbi të cilën po diskutohet sot në emisionin “Politiko”.

Përveç diskutimeve për Kuvendin musafirët në studio poashtu diskutuan edhe për situatën e ndodhur në veri të vendit.

Deputetja Gaimete Musliu për kryeministrin e vendit Albin Kurti ka thënë se kur ndodhi sulmi në veri ai ishte në Zvicër duke bërë fushatë.

“Situatën në veri e ka menaxhuar supër mirë Policia e Kosovës. Ju edini shumë mir Albin Kurti ka qenë në Zvicër t’u bo fushatë elektorale  për partit Zvicërane kur ka ndodhur sulmi në veri”, ka thënë Musliu.