Lajme

Garda e Iowa-s e lumtur për vizitën e Bashkim Jasharit: Përforcojmë partneritetin e qëndrueshëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:17 / 17 January 2026

Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Amerikë.

Jashari është mirëpritur nga Garda Kombëtare e Iowa-s.

Në një njoftim public, Garda ka theksuar se ishte e nderuar të priste komandantin Jashari.

“Gjatë gjithë javës, udhëheqësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës morën orientime dhe informime për kapacitetet e Gardës Kombëtare të Ioëa-s, vëzhguan trajnime në Camp Dodge, si dhe morën pjesë në shkëmbimet e stafit, duke përforcuar partneritetin e qëndrueshëm shtetëror ndërmjet Ioëa-s dhe Kosovës”, është thënë, ndër të tjera, në njoftimin e Gardës Kombëtare të Iowas.