Lajme

Garë e fortë brenda VV-së, Sveçla e Haxhiu ‘fyt a fyt’ në një vendvotim në Prishtinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:01 / 13 February 2025

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, janë procesuar rezultate të reja, pas numërimit të votave të qendrës së votimit në shkollën “Naim Frashëri”.

Ekipi i Reporteri.net po e përcjell prej afër këtë proces, ku sipas rezultateve, në një vendvotim në këtë qendër votimi (1901/03), Lëvizja Vetëvendosje prin me vota.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka marrë 233 vota, pasuar nga numri dy në listën e VV-së, Glauk Konjufca me 184 vota. Por ajo çka bie në sy në këtë vendvotim është gara e ashpër mes Albulena Haxhiut me numrin 3 në listën e VV-së dhe Xhelal Sveçlës me numrin 7. Që të dy kanë nga 101 vota në këtë qendër votimi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Sveçla e Haxhiu për nga numri i votave pasohen nga Faton Peci me 87 dhe Mimoza Kusari-Lila me 83.

Këto janë votat që morën në këtë qendër votimi kandidatët për deputetë nga LDK: 

Më poshtë i gjeni edhe votat që kandidatët për deputetë nga PDK morën në këtë qendër votimi: