Lajme

Gashi: A ka ma tmerr se hoxha plak shqiptar, tu’a lajë djemëve e vajzave trurin me sapun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:24 / 6 August 2022
Shkruan Lirim Gashi
A ka tmerr më të madh se Hoxha i plak shqiptar t’ua lajë djemve dhe vajzave të reja trurin me sapun, duke ua futur frikën në palcën kurrizore përmes kërcënimit me ferr, vetëm pse kanë ardhur në këtë botë pa i pyetur askush.
Dhe sikur të mos mjaftonte ky tmerr, t’ua tregojë atyre një histori gjakpirëse që ka ndodhur para 1500 vjetësh, ku Hoxha beduin i shkretëtirës me emrin Maliki i thotë një femreje të shtrirë mbi tabut: Ti ishe kurvë, ndaj nuk e meriton që ta laj xhenazen .
Histori të tilla të tmerrshme imamët tanë nuk u treguan xhematlinjve të tyre të rinj as para 150 vjetësh kur ishim në zgjedhën osmane si qetë e egra. Këta të rinj, në vend që t’i gëzohen me padurim jetës së përditshme rinore nëpër shkolla, universitete, teatro, qendra sportive, biblioteka dhe diskoteka, presin me padurim të ikin ne botën e përtejme, nga e cila nuk është kthyer kurrë askush.
Ata aq shumë i gëzohen jetës në botën e përtejme, saqë janë gati të bëjnë edhe atentate vetëvrasëse, vetëm për të shijuar hijeshitë dhe begatitë e 72 Hyrive inekzistente të xhenetit. Në vitin 2018 është themeluar në Prishtinë organizata terroriste “vëllezërit myslimanë” nga njerëzit e afërt të Naim Ternaves.
Shumë shpejt do të keni informata të detajuara për të gjitha poshtërsitë e tij. Kësaj radhe e kanë bërë llogarinë pa haxhin dhe dro nga përgjegjësia ligjore sepse i mbron Qeveria. Kjo sjellje e pacipë, do t’ju kushtojë shumë atyre, por akoma më shumë politikanëve pushtetarë dhe opozitarë që i kanë përkrahur dhe i përkrahin pa rezerva.
Enter

Arbnor

Gashi: A ka ma tmerr se hoxha plak shqiptar, tu’a lajë djemëve e vajzave trurin me sapun