Avokati i njohur, Tomë Gashi në intervistën e tij për emisionin “20MIN+” që transmetohet në kosovalive.net i ka sugjeruar kryeministrit Albin Kurtit se ku duhet ta ketë fokusin.
Avokati Gashi u shprehë se kryeministri Kurti duhet të ketë për fokus kryesor Veriun.
“Fokusi i kryeministrit Kurti duhet të jetë qysh me e ruajt Veriun. Kurtin nuk do ta mbështesja nëse jep territore të Kosovës dhe e bën Zajednicën me kompetenca ekzekutive!”, tha Gashi.
Tutje, Gashi u shpreh i bindur se Albin Kurti nuk është person që korruptohet.
“Albin Kurti nuk është person i korruptuar e as që do të korruptohet!”, shtoi ai.
Tomë Gashi hodhi akuza edhe tek prokuroria.
“Në këtë shtet ka pasur vjedhje qindra milionëshe, prokuroria heshti!”, u shpreh avokati.
Ai po ashtu foli edhe për çështjen e ambasadorit Martin Berishaj.
“Martin Berishaj nuk u ftua kurrë nga prokuroria për sqarime!”, tha ai.
Tomë Gashi kritikoi disa media dhe kërkoi që të ndryshohet mentaliteti. Ai po ashtu u shpreh se Qeveria Kurti nuk krahasohet me Qeveritë e kaluara.
“24 orë në ditë disa media po i çmendin njerëzit. Nuk besoj se ka shqiptarë që e mbron krimin dhe korrupsionin!”
“Duhet të ndërrohet mentaliteti, për çdo sen nuk mundesh m’u anku te KFOR-i!”
“Qeverinë Kurti nuk mund ta krahasojmë me Qeverinë e Zvicrës, e as me qeveritë e kaluara!”, tha avokati Gashi.
INTERVISTA E PLOTË: