Lajme

Gashi: Darka e sotme është nisja e bisedimeve për datën e zgjedhjeve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:20 / 13 May 2024

Analisti, Astrit Gashi lidhur me takimin që po zhvillohet mes Kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe të kreut të PDK-së, Memli Krasniqi ka në thelb nisjen e bisedimeve për datën e zgjedhjeve në vend.

Gashi në “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini shtoi se Kryeministri, Kurti synon të shkojë në zgjedhje duke hedhur fajin tek mosfunksionimi i Kuvendit në miratimin e projektligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Darka e kërkuar nga kryeministri Kurti është nisja e bisedimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në bazë të informacioneve, Kurti synon të shkojë në zgjedhje duke hedhur fajin tek mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Kurti don me jep peshën e përgjegjësisë tek secila parti politike që është në Kuvend për këtë mosfunksionim. Për ligjet kryesore që nuk po kalojnë problemi esencial dhe thelbësor është deputetët e LVV-së, duke u nisur nga Kodi Civil”, shtoi Gashi.